Ka ndodhur

Gara në autostradën Fier-Vlorë, radari kap dy shoferët nga Kosova me 225 km/h

Dy shtetas nga Kosova janë bllokuar nga policia në hyrje të Vlorës, pasi janë kapur nga radari, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Një makinë tip “Lamborghini” dhe një “BMW”, të dyja me targa zvicerane, u konstatuan duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h në aksin Fier-Vlorë.

Automjeteve u është bërë shënjë nga policia për të ndaluar, por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Pas ndjekjes dhe konstatimit të tyre, makinat janë ndaluar nga policia.

Drejtuesi i makinës Lamborghini, shtetasi I.B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me  gjobë 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë”.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tip “BMW”, shtetasi M.N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me gjobë 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë