Ka ndodhur

Cërrik, 31-vjeçari plagos fqinjin me thikë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Cërrik. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Shalës, B.Sh., 31 vjeç ka plagosur me thikë fqinjin e tij B.Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë kanë  bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë