Ka ndodhur

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Greqia, për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin Ç.B., 53 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky person ishte shpallur në kërkim në bazë të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila në vitin 2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ai në bashkëpunim me shtetas të tjerë, bënte furnizimin me lëndë narkotike në Lazarat, me qëllim trafikimi drejt Italisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë