Ka ndodhur

Tentoi të rrëmbente një person në Patos, kapet pas një viti në arrati 29-vjeçari

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje është arrestuar të enjten në Fier. 

Ai është i dyshuar si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit në Patos, ku 5 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S.

Për të ndaluarin, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ca caktuar dhe masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë më herët në pranga dhe një 24-vjeçar me iniciale Xh.S.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë