Ndërkohë që parlamenti grek miratoi rezolutën për vaksinimin e detyrueshëm, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar jashtë ndërtesës duke thënë se rregullorja shkelte të drejtat e njeriut.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë turmën e qytetarëve qe kërkonin tërheqjen e qeverisë nga ky vendim.
Qeveria e Qiriako Mitsotaqis ka vendosur që vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i detyrueshëm për infermierët dhe stafin e azileve të të moshuarve. Sipas projektligjit, anëtarët e stafit mund të pezullohen pa pagesë duke filluar nga mesi i gushtit nëse nuk vaksinohen.
Vaksinimi tashmë është bërë i detyrueshëm për personelin e Shërbimit Zjarrfikës, gjë që çoi në transferimin e shërbimit të stafit jo të vaksinuar në departamente të tjera këtë javë.

Por kjo lëvizje nuk është mirëpritur nga qytetarët. Rreth 1,500 protestues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit të mërkurën për të demonstruar kundër planeve të qeverisë.
Pjesëmarrësit, shumë prej tyre të maskuar, shpalosën një flamur të madh grek në shesh dhe disa u përpoqën të thyejnë kordonin e policie, duke bërë që oficerët të përgjigjeshin me gaz lotsjellës.
Mijëra qytetarë iu bashkuan në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik. Protestat e kësaj jave pasuan një tubim të ngjashëm në 16 korrik, i cili mbodhi rreth 5,000 njerëz.
Rreth 45 për qind e popullsisë së Greqisë ka marrë tani dy doza vaksine, por rastet me koronavirus po rriten me ritme të frikshme. Vendi fqinj regjistroi më shumë se 3,000 raste të reja të mërkurën.

Por përveç mjekëve, infermierëve dhe stafit të shtëpive të të moshuarve, qeveria greke po planifikon një shtrirje të mundshëm të vaksinimit të detyrueshëm në grupe të tjera të punonjësve jo vetëm nga shërbimet publike, por edhe sektorët privatë.
Duke folur në parlament, kryeministri Qiriako Mitsotaqis u bëri thirrje mësuesve dhe stafit arsimor të vaksinohen. Ai tha se është e rëndësishme të mbahen shkolla hapur pas betejës 17-mujore me pandeminë.
“Ky është qëllimi i qeverisë sonë dhe kjo është arsyeja pse i bëj thirrje çdo mjeku, mësuesi dhe çdo edukatori të vaksinohen. Të gjithë njerëzit që punojnë në shkolla, drejtuesit e autobusëve shkollorë, ata që punojnë në ruajtjen e shkollave duhet të vaksinohen. Ky është përparësia e parë për ne”, deklaroi kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje