Edhe katër rezidentë të fshatit olimpik të Tokio 2020, mes tyre dy sportistë, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në total deri tani janë regjistruar 91 persona të akredituar për Lojërat Olimpike që janë të infektuar me Koronavirus.
Candy Jacobs i Holandës dhe Pavel Sirucek i Republikës Çeke janë dy sportistët e fundit që kanë dalë pozitivë dhe janë detyruar të lënë fshatin olimpik për t’u sistemuar në një hotel për të bërë karantinën. Dy pjesëtarë të “personelit të impenjuar për Lojërat”, një kategori që përfshin trajnerë dhe funksionarë të skuadrave që qëndrojnë në fshat, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë kësaj periudhe shumë sportistë, mes tyre edhe emra të njohur, janë tërhequr nga Olimpiada për shkak të frikës nga Koronavirusi. E fundit është gjimnastja amerikane Simon Biles, të njëjtë gjë ka bërë më parë tenistja franceze Koko Gof.
Po ashtu, Guineja është tërhequr nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për të njëjtën arsye, edhe pse nga burime të tjera thuhet se shkaku kryesor për vendin afrikan janë financat. Guiena do të përfaqësohej me 5 sportistë në Olimpiadë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje