Bota

Kryeministri i Izraelit: Ose vaksinohuni, ose rikthejmë lockdown-in

Në një përpjekje për të ndaluar një përhapje serioze të variantit “Delta” në Izrael, kryeministri izraelit Naftali Bennett u bëri thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeç që ”të shkojnë dhe të vaksinohen menjëherë”.

“Njohuritë shkencore janë të qarta, vaksinat funksionojnë dhe janë efikase”, tha  Bennett.

Dy opsione të tjera në tryezë do të ishin negative për shoqërinë dhe për tregun izraelit: njëra parashikon një rutinë me pothuajse asnjë kufizim, që rrezikon të rrisë shumë numrin e infektimeve dhe tjetra imponimin e një lockdown-i shumë të zgjatur.

“Ata që nuk vaksinohen rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe lirinë tonë”, vijoi kryeministri i Izraelit

“Nëse një milion izraelitë ende nuk vaksinohen, tetë milion të tjerët do të duhet të bllokohen. Në këtë kontekst, qeveria ka vendosur të kthejë Green Pass për hyrjet nga jashtë vendit, nga 12 vjeç e lart”, nënvizoi  Bennet


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë