Ka ndodhur

Tenton të korruptojë policin me 50 euro në pikën kufitare të Portit të Durrësit

Një 41vjeçar është  arrestuar në Pikën Kufitare të Portit e Durrësit, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë me 50 euro, për të kaluar doganën.

Shtetasi N.G., ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të Covid-19.

Punonjësi i policisë, pasi i ka bërë me dije shtetasit N.G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, pasagjeri i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë  50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Pas tentativës për korruptim, efektivët i kanë vënë prangat 41 vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë