Operacioni për të transferuar Kilian Mbape te Real Madrid ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë. Sipas asaj që bën me dije “As”, sulmuesi francez, që është kthyer më herët nga pushimet dhe po stërvitet në fushat e Loges Sports City, ka pasur një takim të shkurtër me trajnerin Mauricio Poketino, të cilit ia ka bërë të ditur vendimin për të mos rinovuar me PSG-në.
Në këtë pikë gjithçka varet nga planet e klubit parisien: ta mbajë yllin e vet edhe për një vit dhe pastaj ta humbë me parametra zero, apo ta nxjerrë në merkato menjëherë. Dhe Reali është i pari në radhë. Mbape dëshiron ta lërë PSG-në dhe kontrata i skadon në fund të kampionatit të ardhshëm. Ai duket i vendosur në zgjedhjen që ka bërë.

Dëshira e Mpabe është që të veshë fanellën e Real Madrid, por bisedimet janë jo pak të komplikuara. PSG-ja nuk do që ta humbë sulmuesin e saj pa fituar asgjë. Lojtari është i lirë që të hyjë në bisedime me klube të tjera në janar të vitit 2022, 6 muaj para përfundimit të kontratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje