Sport

Kryeson Kina, 0 medalje për Amerikën ditën e parë. Nuk ndodhte që prej 1972-shit

Është mbyllur dita e parë e Olimpiadës së Tokios dhe renditjen e medaljeve e kryeson Kina. Diçka e pritshme, por ajo që ka befasuar është se në tabelë mungojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk kanë fituar asnjë medalje ditën e pare të Lojërave.

Nuk ndodhte kjo që prej Olimpiadës së vitit 1972, megjithatë është çështje orësh medalja e parë, sepse po afron gara e gjimnastes kampione, Simon Biles.

Tabela e medaljeve pas dites se pare. Gazeta Si, 24 korrik 2021

Kina kryeson pas ditës së pare me 4 medalje, 3 ari dhe 1 bronzi. Italia ka marrë 2 medalje ditën e parë, 1 ari dhe 1 argjendi, duke ndarë vendin e 2-të dhe të 3-të me Japoninë. Në vendet e para, saktësisht në vend të 6-të, është Kosova, falë medaljes së artë të Distria Krasniqit në xhudo. Para Kosovës janë Korea e Jugut dhe Ekuadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë