Një muaj mjalti me 5 rrathë. Çifti më i fundit në tenis, Elina Svitolina dhe Gael Monfils, po e kalojnë në Tokio muajin e mjaltit. Ata u martuan të premten e javës që shkoi dhe të dielën u nisën për në Olimpiadë. Menjëherë pas festës me miqtë kishin gati valixhet për të ndjekur ëndrrën olimpike, Elina me Ukrainën dhe Gael me Francën.
Në të kaluarën janë lidhur dhe ndarë disa herë. Ai i ka dhënë asaj meritën për faktin se e ka “futur në shina”, duke i dhënë qetësi dhe përqendrim në stërvitje, aq sa në vitin 2019 arriti në çerekfinale të Us Open. Ajo pranon se Gael, mjaft shpërthyes, shakaxhi, balerin, e ka mësuar të jetë e lirshme. Ajo i ka qëndruar pranë edhe kur Gael nuk arrinte të fitonte asnjë ndeshje, ndërsa pandemia rrezikoi t’i ndante përgjithmonë.
Let the journey begin 🥰 @Gael_Monfils pic.twitter.com/j2wvZwuHXm
— Elina Monfils (@ElinaSvitolina) July 17, 2021
Në shkurt të këtij viti kishin deklaruar ndarjen në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe atë të përbashkët @g.e.m.slife, ku shkruanin: “Ishte një vendim shumë i vështirë, duhemi ende, por secili prej nesh duhet të gjejë hëpësirat e veta”. Në fund fitoi dashuria, mes tyre dhe për jetën, duke bredhur pas topit të tenisit nga një turne në tjetrin. Më pak se dy muaj pas ndarjes, bënë me dije fejesën zyrtare me një unazë në gishtin e Elinës.
E ku ka më mirë se të festojnë lidhjen e tyre në një skenë sportive kaq të rëndësishme? Elina, 26 vjeç, është numri 6 në botë, kurse Gael, 34 vjeç, është afër fundit të karrierës, janë stërvitur në Ariake Tennis Park. Kanë vendosur të jetojnë dy momentet më domethënëse të jetës njëri pas tjetrit: “Është e mahnitshme, – ka thënë tashmë zonja Monfils pas stërvitjes. – Pak ditë më parë u martuam, ishim bashkë me familjet tona, tani sërish së bashku ëndërrojmë një medalje”.
Gael being normal at his wedding 😂 @Gael_Monfils @ElinaSvitolina pic.twitter.com/BjVYnE10Rn
— Eli Smile 😊 🇺🇦 (@EliSmile436) July 17, 2021
Është momenti për të lënë mënjanë gëzimin familjar. “Tani secili prej nesh duhet të përqendrohet për të bërë më të mirën për vendin e vet. Për muajin e mjaltit të vërtetë ka kohë, do të nisemi në nëntor, por të jetonim së bashku këtë përvojë është vërtet speciale. Një dhuratë shumë e bukur martese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje