Bota

Belgjika përmbytet sërish nga shiu

Një tjetër stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu. Ky njoftim vjen pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm kanë goditur Belgjikën një javë më parë.

Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më së shumti. Makinat janë tërhequr nga vërshimet disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant.

Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji.

Zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ndihmuar më të prekurve nga vërshimet, të cilat zëvendës-kryetari i qytetit Dinant, Robert Closset, i ka përshkruar më të këqija, se ato të javës së kaluar.

Qendra belge për emergjencat, ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e vërshimeve paraprake, të cilat kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës.

Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, derisa dëmet ekonomike besohet se prekin miliarda euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë