Politike

A po shkohet drejt “peshkut të madh”? Yuri Kim: Jam diplomate, jo peshkatare, mos hiqni dorë nga drejtësia

E pyetur nga media, nga Pusteci i Korçës ku mori pjesë në Festivalin “Mik, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se reforma në drejtësi po ecën përpara, ndonëse nënvizoi se ajo po ecën më ngadalë nga sa do të donte SHBA.

Ambasadorja Kim tha se është koha për të vazhduar përpara, por e pyetur nëse po shkohet drejt “peshkut te madh”, ajo dha një përgjigje diplomatike.

“Unë jam diplomate, nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim ata…”, tha ajo duke përcjellë një mesazh konkret.

“Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë