Tokio 2020 rrezikon të ndërpritet. Për shkak të Covidit? Jo, këtë herë zhvillimin normal të aktivitetit mund ta pengojnë kushtet e motit, sipas parashikimeve të fundit. Ekspertët japonezë kanë dyshime të forta se ditët e ardhshme kryeqyteti mund të goditet nga një tajfun.
Dhe nuk do të ishte i pari për vitin 2021, deri tani kanë qenë shtatë të tillë. Për momentin, tajfuni është mbi Paqësor, së pari do të prekë ishullin Honshu, për të mbërritur më pas në rajonin e Kanto dhe kryeqytetin Tokio. Alarmi është dhënë tashmë dhe po merren masat.
Agjensia meteorologjike japoneze ka bërë me dije se tajfuni Nepartak (kështu është quajtur) mund të arrijë deri në 90 kilometra në orë. Të shtunën ndodhej rreth 1800 kilometra në jug të Tokios dhe lajmet e fundit nuk janë aspak të mira. Sipas parashikimeve, brenda së martës tajfuni duhet të mbërrijë në qytetin, ku po organizohen Lojërat Olimpike.
Alarmi i dhënë nga ekspertët ka bërë që organizatorët të vihen në punë dhe të marrin disa masa, duke nisur nga programi i garave. Ata kanë shtyrë, për shembull, garat e kanotazhit, që duhej të zhvillohehsin të hënën, sepse erërat do të jenë të forta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje