Futboll

Eriksen la pas periudhën e errët, i buzëqesh jetës rrugëve të Kopenhagenit

Një ditë e bukur me diell e kaluar duke shëtitur me familjen. Simboli më i bukur i një fillimi të ri, përtej futbollit dhe asaj që do të rezervojë e ardhmja.

Kristian Eriksen, siç tregon edhe fotoja e mëposhtme, një muaj pasi la spitalin për shkak të arrestit kardiak që kaloi në ndeshjen me Finlandën, ka përfituar nga koha e mirë në Kopenhagen për të shëtitur me bashkëshorten Sabrina Kvist, djalin 3-vjeçar dhe vajzën e vogël.

Eriksen duke shëtitur me familjen. Gazeta Si, 26 korrik 2021

Momente qetësie dhe dashurie për futbollistin danez, që kaloi një moment shumë të vështirë. Tani ai mund të shijojë në qetësi të plotë jetën familjare. Pa menduar për të ardhmen, duke i buzëqeshur jetës. Bashkë me të, edhe tifozët danezë dhe ata të Interit, janë të lumtur që e shohin sërish.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë