Ministrja e Administratës Publike dhe Medias, Tamara Srzentiq njoftoi martesën e parë të personave të së njëjtës gjini në Malin e Zi.
Srzentić u shpreh e lumtur që zyrtarisht kishte filluar zbatimi i Ligjit për Partneritet të Jetës.
“Para tetë vitesh, martesa e parë e të njëjtit seks, midis Kris Perry dhe Sandy Stier u kurorëzua në Kaliforni. Në atë kohë, unë kam punuar në administratën e shtetit të Kalifornisë dhe Chris ishte shoqja dhe bashkëpunëtorja ime prej shumë kohësh. Unë e di se sa e rëndësishme ishte ajo ditë për to dhe një hap i madh për Kaliforninë. Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTIQ dhe unë jam krenare që partneriteti i parë jetësor i njerëzve të së njëjtës gjini është realizuar në vendin tonë”, shkroi ministrja Srzentiq në Twitter.
Edhe pse Ligji për Partneritetin Jetësor të Personave të Gjinisë së Njëjtë u miratua një vit më parë, ministrja Srzentic theksoi se duhet bërë shumë më tepër në mënyrë që të plotësohen të gjitha parakushtet për zbatimin e tij të plotë.
“ Komuniteti LGBTIQ gjithmonë do të ketë një partner dhe aleat tek unë për të gjitha aktivitetet që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës të anëtarëve të këtij komuniteti, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre”, tha ministrja e Administratës Publike dhe Medias Tamara Srzentiq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje