Sport

Nora Gjakova triumfon në finale, i dhuron Kosovës medaljen e dytë të artë në Tokio 2020

Kosova ka fituar edhe medaljen e dytë të artë në Tokio 2020. Dhe përsëri në sportin e xhudos, këtë herë me Nora Gjakovën, e cila ka triumfuar në finale përballë francezes Sarah Leoine Cysiquen. Në gjysmëfinale Nora Gjakova kishte mundur japonezen Tsukasa Yoshida.

Nora Gjakova ka garuar në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe i ka dhuruar medaljen e dytë të artë Kosovës në Olimpiadën e Tokios, pas asaj që Distria Krasniqi fitoi në kategorinë deri në 48 kilogramë pak ditë më parë. Kjo është medalja e tretë e artë olimpike në historinë e Kosovës.

Kosova merr pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike dhe shkëlqimin e saj e ka në xhudo. Në Olimpiadën e Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, që ishte e para në historinë e Kosovës. Në Olimpiadën e Tokios, Kosova përfaqësohet me 11 sportistë në 6 disiplina të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë