Sport

Tokio 2020, sot është radha e notarit Kledi Kadiu

Erdhi momenti që në pishinë të hidhet notari shqiptar, Kledi Kadiu. Sot në mesditë ai do të zhvillojë garën e 100 metrave stil i lirë. Kadiu do të garojë në baterinë e tretë, korsia e dytë.

Shqipëria përfaqësohet me dy notarë në Lojërat Olimpike të Tokios, ku përveç Kledi Kadiut, merr pjesë edhe notarja Nikol Merzinaj, e cila do ta zhvillojë garën e saj më datë 30 korrik.

Deri tani, nga sportistët shqiptarë kanë garuar gjimnasit Matvei Petrov, i cili nuk arriti të kualifikohej për në finale, xhudisti Indrit Çullhaj që u dëmtua dhe u eliminua në ndeshjen e parë, si dhe qitësja Manuela Delilaj, që zuri vendin e 37-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë