Presidenti tunizian, Kais Saied ka dekretuar një shtetrrethim në të gjithë territorin kombëtar, nga ora 7 pasdite deri në 6 të mëngjesit, duke filluar nga 26 korriku dhe deri më 27 gusht.
Vendimi vjen pasi kreu i shtetit njoftoi ngrirjen e aktivitetit parlamentar për 30 ditë dhe shkarkimin e kryeministrit dhe dy ministrave. Parlamenti u përgjigj, duke i përcaktuar këto vendime si të pavlefshme.
Ndalohet lëvizja dhe tubimet – Rrethrrethimi i vendosur nga presidenti Saied, ndalon lëvizjen midis qyteteve jashtë orarit të lejuar: të vetmit që do të përjashtohen do të jenë punëtorët e natës. Në hapësirat publike, tubimet e tre ose më shumë njerëzve do të ndalohen. Dega tuniziane e stacionit televiziv arab Al Jazeera u mbyll.
Zyrat e administratës qendrore do të ndalen për dy ditë në mënyrë që të lejohet aparati burokratik të organizojë “smart-working”. Kreu i shtetit, pas një takimi me udhëheqësit e sindikatës, ftoi popullsinë “të qëndrojë e qetë dhe të mos iu nënshtrohet provokimeve”.
Rreziku i një kthese autoritare – Njoftimi i ndalimit në rrugë, u parapri nga ajo që Parlamenti tunizian e ka përcaktuar si një “grusht shteti” të vërtetë. Saied në fakt ka liruar nga detyra kryeministrin Hichem Mechichi, Ministrin e Mbrojtjes, Brahim Berteji dhe Ministren e Drejtësisë, Hasna Ben Slimane. Përveç kësaj, ai pezulloi gjithashtu kompetencat e Parlamentit për 30 ditë dhe hoqi imunitetin nga anëtarët.
Reagimi i Kryetarit të Parlamentit, Rached Ghannouchi, ishte pothuajse i menjëhershëm. Kreu i partisë islamike Ennhadha, forca e parë politike në vend, u kërkoi aleatëve të tij “të dilnin në rrugë për të rivendosur demokracinë”. Në mëngjesin e së hënës 26 korrik, disa demonstrues u mblodhën para portave të Parlamentit për të demonstruar kundër manovrës Saied.
Përmes faqes së tij në Facebook, ish-kryeministri Mechichi dihej të “pranonte vendimet e Saied, duke i uruar sukses ekipit të qeverisë së re”. Ai e përfundoi këtë post duke apeluar për lirinë dhe “lavdinë e Tunizisë dhe popullit të tij”.
Shqetësimi i politikës ndërkombëtare – Kriza tuniziane menjëherë vuri në gatishmëri vendet e tjera, me Italinë që shpreh “shqetësimin për situatën dhe pasojat e saj të mundshme”, duke adresuar “një thirrje institucioneve tuniziane për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe sundimit të ligjit”.
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dëgjoi kreun e diplomacisë së BE, Joseph Borrell në një telefonatë në të cilën u përsërit “angazhimi i përbashkët për të garantuar stabilitetin në vend”. “Ne jemi të sigurt se kjo krizë mund të zgjidhet në argjinaturat demokratike të mjeteve në dispozicion të institucioneve dhe njerëzve tunizianë”, shtoi shefi i ministrisë së Jashtme.
Colloquio telefonico del Min @luigidimaio con @JosepBorrellF sulla situazione in 🇹🇳. Massima attenzione 🇮🇹 e 🇪🇺 rispetto agli ultimi preoccupanti sviluppi e ribadito impegno condiviso a favore della stabilità politica ed economica del Paese. pic.twitter.com/B7Cyx4ArHf
— Farnesina 🇮🇹 (@ItalyMFA) July 26, 2021
Gjithashtu në Francë, shpresojnë “kthimin, sa më shpejt të jetë e mundur, në funksionimin normal të institucioneve”, thotë ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian.
Deklarata të ngjashme vijnë gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë, me Shtetet e Bashkuara që nisin një thirrje “për respektimin e parimeve demokratike” përmes zëdhënësit të saj Jen Psaki.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje