Futboll

Varane te Mançester Junajtid, kontratë 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon

Rafael Varane do të jetë shumë shpejt zyrtarisht një lojtar i Mançester Junajtid. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Real Madridin, ku mbrojtësi francez luan që prej vitit 2011. Pas 10 sezonesh në radhët e madrilenëve, ku ka fituar gjithçka, mbyllet kështu aventura spanjolle e kampionit të botës.

Varane do të transferohet në Premier Ligë për 50 milionë euro, plus bonuset që lidhen me përmbushjen e disa kushteve. Një shifër larg 80 milionë eurove që kishte në plan Real Madrid, që duhet të përshtatet tashmë me situatën financiare të merkatos.

Rafel Varane, 28 vjeç. Gazetas Si, 27 korrik 2021

Për marrëveshjen me lojtarin duhet thënë se Mançester Junajtid i ka ofruar atij një kontratë 5-vjeçare me bazën e 12 milionë eurove në sezon. Kjo është shifra që francezi kishte kërkuar nga Reali në bisedimet për rinovimin e kontratës dhe që tashmë ia ka siguruar klubi anglez. Mbrojtësi 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore brenda 48 orësh.

Pas Sanços nga Borusia Dortmund, Mançester Junajtid bën afrimin e dytë në këtë merkato vere. Dhe është një afrim shumë i rëndësishëm. Gjatë 10 sezoneve me fanellën e Realit, Varane ka luajtur 359 ndeshje, ka shënuar 17 gola dhe ka fituar 18 trofe. Shifra vërtet impresionuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë