Kledi Kadiu ka mbyllur garimin në 100 metra stil i lirë. Notari shqiptar ka zënë vendin e 5-të në baterinë e tretë, duke regjistruar kohën 51 sekonda e 65 të qindtat. Një paraqitje relativisht e mirë për notarin kuqezi, por që nuk ka mjaftuar për të kaluar në gjysmëfinale.
Në këtë disiplinë ka garuar edhe notari kosovar, Olt Kondirolli, i cili zuri vendin e dytë në baterinë e tij, me kohën 54 sekonda e 33 të qindtat, por edhe ai nuk arriti të kalojë më tej.

Kledi Kadiu është sportisi i katërt shqiptar që garon në Lojërat Olimpike të Tokios, pas Matvei Petrov, Indrit Çulhajt dhe Manuela Delilajt. Edhe ai nuk ka mundur të lërë gjurmë, ndërsa nesër është radha e peshëngritësit Briken Calja, tek i cili janë shpresat më të mëdha për medalje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje