Një sasi prej 24.530 euro të padeklaruara, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se shumë e eurove, e cila po dilte jashtë Shqipërisë, iu gjetën shtetasit J.D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.
Policia thotë se makina tip “Opel” me të cilën udhëtonte 67-vjeçari, ka kaluar në vijën e dytë të pikës kufitare për kontroll të imtësishëm.
Gjatë kontrollit, në një çantë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Ndaj 67-vjeçarit, rëndon akuza e “mosdeklarimi në kufi i të hollave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje