Ka ndodhur

Vlorë, kapet me armë, kanabis dhe fishekë në banesë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Vlorë gjatë një operacioni antikanabis të koduar “Antena”. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit, E.M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Ndaj 36-vjeçarit, rëndon akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë