Ka ndodhur

Foto-Video/ Me Ferrari me targa gjermane, 231 km/h dhe patentë false, arrestohet turisti polak në Fier

Një 50-vjeçar nga Polonia, është konstatuar përmes radarit në Bypass-in e Fierit, duke udhëtuar me një shpejtësi 231 km/h dhe si rrjedhojë është vënë në pranga.

Ai udhëtonte me një makinë Ferrari ngjyrë të verdhë, me targa gjermane, por ka rezultuar se automjeti ishte në kërkim në Gjermani për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që turisti polak i paraqiti punonjësve të policisë, ishte e falsifikuar.

Pasi është shoqëruar në Komisariatin e Fierit, shtetasi T.S., është arrestuar për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Ndaj tij, u vendos edhe masë administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë