Kina forcon mburojën e saj dhe “luan” me shërbimet inteligjete kundërshtare. Fotografitë satelitore, kanë zbuluar ndërtimin e 110 kapanoneve të tjera të destinuara për të strehuar raketa interkontinentale të afta për të pritur koka bërthamore. Është siti i dytë atomik i identifikuar në javët e fundit. Gazeta amerikane “New York Times”, publikoi imazhe për llogari të “Federation of American Scientist”.
Kështu pra, u zbuluan instalime në rajonin Xinjiang, afër qytetit Hami. Bëhet fjalë për struktura që u shtohen atyre të identifikuara në zonën e Yumen nga një tjetër qendër studimi.
Shkëmbimi i roleve me spiunazhin zyrtar, është mjaft i qartë: të gjithë kryejnë hetimet e tyre, rrjete që kombinohen më pas. Analistët amerikanë, formulojnë disa hipoteza në lidhje me projektin.
Më e dukshmja: Pekini dëshiron të rrisë praninë e tij në duelin me SHBA-të. Në të njëjtën kohë, kinezët janë të shqetësuar për sistemet amerikane dhe planet ushtarake të fuqive të tjera. Në veçanti, Rusia dhe India.
Gërmimi i një numri të madh kapanonesh është një taktikë e njohur: jo të gjithë “kontejnerët” do të strehojnë armë, që gjithsesi, do të shpërndahen për ta detyruar kundërshtarin t’i kërkojë ato dhe do të jetë në të njëjtën kohë, më i sigurt.
Viping Narang, një ekspert nga MIT, e vuri në dukje këtë për gazetën amerikane njujorkeze. Ndërtimi i stacioneve nëntokësore nuk do të thotë se ata domosdoshmërisht do të strehojnë transportues bërthamorë.
“Scoop”-i i gazetës “NYT”, i cili ndjek atë të prestigjiozes “Washington Post” për të njëjtën temë, përmban gjithashtu një aluzion më politik.
Zona e prekur është afër një prej qendrave të riedukimit, ku anëtarët e komunitetit Ujgur Mysliman, pakicë e persekutuar nga autoriteti qendror, mbahen të mbyllur prej kohësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje