Bota

Instituti gjerman “Robert Koch”: Ka filluar vala e katërt e pandemisë

“Vala e katërt e Covid 19 ka filluar”. Kështu është shprehur presidenti i Institutit “Robert Koch” (Agjencia Gjermane e Shëndetit Publik), Lothar Wieler, i cili sugjeron “kufizime të reja për të përmbajtur përhapjen e rasteve të infeksioneve”.

Vendimi për masat që duhet të merren për të përmbajtur përhapjen e virusit, do të merret në 10 gusht, kur do të mbahet konferenca midis kancelares Angela Merkel dhe ministrave të rajoneve të vendit.

Në Gjermani, incidenca e virusit është rritur për tre javë – në 15 – dhe shkalla e shtrimeve në spital është rritur për dy javë. “Incidenca është akoma faktori më tregues mbi dinamikën e infeksioneve”, shkruhet në dokumentin e Rki që agjencia e lajmeve “Dpa” ka verifikuar. Por mbi këtë temë, ka pasur një diskutim me ministrat e Landeve, pasi jo të gjithë e ndajnë këtë qasje.

“Një numër i lartë i njerëzve të vaksinuar me një dozë të vetme, nuk është e mjaftueshme për të mbajtur valën e katërt nën kontroll”, por ekziston nevoja për distancim shoqëror dhe lëvizshmëri të zvogëluar, u tha gjatë video-konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë