Ka ndodhur

Kultivuan kanabis në pronë publike, arrestohen babë e bir në Krujë

Në Krujë, policia ka arrestuar në flagrancë babë e bir,  pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Policia thotë se të arrestuarit janë shtetasit L.L., 46 vjeç dhe K.L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar kanabis sativa, që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë