Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë kontrrolli policor të 24 orëve të fundit gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Më tej policia shton se janë gjobitur me masë administrative, në të gjithë vendin, 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:
-291 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.
-310 për parakalime të gabuara.
-322 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
-241 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.
Ndër të tjera në njoftim thuhej se në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar 202 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, e
479 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje