Futboll

Në Brazil e bëjnë fakt të kryer, Kaio Jorge ka një akord me Juventusin

Sipas “Globoesporte”, Kaio Jorge është afër kalimit te Juventusi. Madje, drejtuesit e Santosit, për të mos e humbur me parametra zero xhevahirin e tyre, janë takuar me agjentin e futbollistit, Xhuliano Bertoluçi, për të siguruar një shumë minimale nga transferimi i tij në Europë.

Për sulmuesin 19-vjeçar ka pasur një interesim edhe nga Milani, aq sa në një moment kalimi i tij te kuqezinjtë u duk fakt i kryer, por tashmë duket se Kaio Jorge ka një akord me Juventusin. Ai është një nga lojtarët më të talentuar në Brazil dhe klubet e mëdha janë vënë në gjurmët e tij prej kohësh.

Kajo Jorge, 19 vjeç. Gazeta Si, 28 korrik 2021

Me rikthimin e trajnerit Alegri, organika e Juventusit do të freskohet me lojtarë të rinj. Një kërkesë e trajnerit italian që para se të largohej nga bardhezinjtë. Kaio Jorge është një goditje që i shërben më shumë se ardhmes së Juventusit. Mbetet për t’u parë, nëse marrëveshja do të zyrtarizohet apo jo, por në Brazil janë të sigurt se sulmuesi ka zgjedhur Juventusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë