Ka ndodhur

Gjirokastër, i moshuari i vë flakën gruas me benzinë

Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Këllëz të qytetit.

Policia njofton se 72-vjeçari P.J., banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I moshuari është arrestuar dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë