Ka ndodhur

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në oborrin e banesës

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Vlorë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Llampave”, Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë