Sport

Tokio 2020/ Qitësja Manuela Delilaj, vendi i fundit në pistoletë precizion

Manuela Delilaj ka përfunduar sot garën e 25 metrave pistoletë precizion në qitje sportive. Ajo ka grumbulluar 280 pikë në total dhe ka zënë vendin e fundit, por sipas KOKSH-it, ky është një rezultat i mirë, duke qenë se sportistja kuqezi ka pasur një dëmtim në parakrahun e djathtë.

Pjesa e dytë garës për Delilajn, që është në 25 metra pistoletë shpejtësi, do të zhvillohet nesër, në orën 09:00 me orën lokale. Disa ditë më parë, Manuela Delilaj ka bërë edhe garën në pistoletë ajër, ku ka zënë vendin e 37-të në 53 sportiste pjesëmarrëse.

Renditja pas garës së 25 metrave pistoletë precizion. Gazeta Si, 29 korrik 2021

Nga sportistët shqiptarë kanë konkurruar deri tani në Olimpiadë gjimnasti Matvei Petrov, xhudisti Indrit Çullhaj, notari Kledi Kadiu, peshëngritësi Briken Calja dhe qitësja Manuela Delilaj. Rezultatet më të mira i kanë arritur Calja dhe Petrov.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë