Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier pas denoncimit të qytetarëve se mbante në shtëpi armë pa leje. Policia shkoi për kontroll në banesën e Elidon Myftarit dhe në oborr gjeti të fshehur një armë zjarri.
Po kështu, u gjet edhe një sasi kanabisi në proces tharje. Lënda narkotike dhe arma u sekuestruan, ndërsa 29-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Gjatë kontrollit në fshatin Kurjan, Roskovec, policia goditi një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis. Në Lushnjë, në lagjen “Kongresi”, një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç.S., dhe ishte larguar.
Pas ndërhyrjes, policia kapi autorin e dyshuar, F.B., 29 vjeç, banues në Lushnjë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, së bashku me shumën e parave të vjedhura.
Forcat policore të qarkut Fier, kapën shtetasin e shpallur në kërkim G.M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara kanabis sativa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje