Politika dhe gjeografia shpesh përcaktojnë suksesin kombëtar në Lojërat Olimpike.
Çfarë i duhet një ekipi ndërkombëtar për të qenë i suksesshëm në këto lojëra?
Paratë dhe burimet për identifikimin dhe trajnimin e talenteve, një popullsi e madhe për larminë e atributeve fizike dhe aftësive dhe një kulturë që i shtyn njerëzit drejt pjesëmarrjes në sport, të gjitha janë sugjerime të arsyeshme.
Në Lojërat Olimpike të 32 –ta, të hapura në Tokio më 23 korrik, Amerika pritet të fitojë më shumë medalje – siç ka bërë në gjashtë Olimpiadat e mëparshme. Por shumë prej ekipeve që kanë qenë të suksesshëm në lojërat moderne kanë përfituar nga dy elementë kryesorë: avantazhi i të qenurit në shtëpi dhe politika e favorshme.

Që nga Lojërat e para Olimpike moderne në Athinë në 1896, vendi me përparësi në shtëpi ka fituar më shumë medalje, dhjetë të tilla.
Këto përfshijnë pesë kombet e para pritëse , nga 1896 në 1912, të cilët e kishin shumë më të lehtë se kombet e tjera.
Në lojërat e vitit 1904 në St Louis, Misuri, Amerika fitoi gati 85% të 280 medaljeve në dispozicion. Në atë kohë udhëtimi në perëndim ishte i mundimshëm dhe Rusia dhe Japonia ishin në luftë në Paqësor. Si rezultat, atletët amerikanë përfaqësuan rreth 80% të konkurrentëve të përgjithshëm atë vit.
Rezultatet olimpike janë ndikuar gjithashtu nga problemet gjeopolitike.
Që nga Lufta e Dytë Botërore, dy rezultatet më të kundërta, në të cilat një vend dominoi më së shumti, ishin triumfi i Bashkimit Sovjetik në 1980 dhe Amerikës në 1984.
Përsëri, të dyja këto ekipe ishin në shtëpi, por nxitja më e madhe u dha nga një periudhë veçanërisht intensive në Luftën e Ftohtë, kur politika e brendshme e secilit vend bëri që ekipet të bojkotojnë turneun e tjetrit.
Amerika, së bashku me 64 kombe të tjera, refuzuan të merrnin pjesë në Moskë në 1980.
Katër vjet më vonë, sovjetikët dhe 13 aleatë të tyre nuk pranuan të merrnin pjesë në lojërat e Los Anxhelos. Mungesa e rivalit të tyre më të madh i mundësoi kombit pritës të dominonte.
Numri i medaljeve sovjetike u rrit nga 20% në 1976 në 31% në 1980; ndërsa Amerika u rrit nga 15% në 1976 në 25% në 1984.
Nuk ka gjasa që një dominim i tillë të përsëritet ndonjëherë.
Ekipet bashkëkohore olimpike tani do të duhet të jenë të jashtëzakonshme në një gamë shumë më të gjerë të disiplinave, nga badminton, në volejboll plazhi dhe surfing (dy disiplinat më të reja të këtij viti).
Numri i përgjithshëm i medaljeve është rritur nga 600 në 1972 në mbi 1.000 këtë vit.
Edhe pse ngritja e Kinës në tabelën e medaljeve olimpike ka ecur paralelisht me rritjen e saj ekonomike, ajo ende nuk ka fituar më shumë medalje sesa Amerika.
Gracenote, një kompani analitike sportive, mendon se Ekipi i SHBA-së do të fitojë 96 medalje këtë vit dhe Kina 66.
Japonia, mendon ajo, do të përdorë përparësinë e saj në shtëpi për të fituar 61 medalje, krahasuar me 41 për vitin 2016.
Burimi: The Economist/Përshtati Gazeta SI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje