Gjashtë gjeneralë ushtarakë kanë vdekur në mënyrë misterioze në më pak se dhjetë ditë dhe pa asnjë shpjegim zyrtar në Kubë.
Analistët po pyesin se çfarë po ndodh në hierarkitë e larta të Forcave të Armatosura Kubane që njoftuan vdekjen e ushtarakut të gjashtë, Gilberto Antonio Cardero Sánchez, një ish-luftëtar i revolucionit “castrist” të mërkurën në mbrëmje.
Ashtu si të tjerët, eshtrat e tij u dogjën menjëherë, pa asnjë informacion mbi shkakun e vdekjes.
Përveç Cardero Sánchez, kanë vdekur Choy Rodríguez, Rubén Martínez Puente, Manuel Eduardo Lastres Pacheco, Agustín Peña Porres dhe Marcelo Verdecia Perdomo vdiqën, të gjithë ish-luftëtarë nga Sierra Maestra dhe shumë të moshuar.
Vdekjet misterioze ndodhin pas protestave masive të 11 korrikut në ishull dhe në mes të ringjalljes së pandemisë Covid-19 dhe një krize të thellë ekonomike, shëndetësore dhe politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje