Media Galeri

Në lak prej 3 ditësh, shpëtohet ariu i murrmë në parkun e Korabit

Një ari i murrmë është shpëtuar në zonën e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ariu mësohet se kishte të paktën 3 ditë i zënë në kurth, ndërsa gjatë tentativave për të shpëtuar ai ka marrë plagë të mëdha në trup. Ka qenë një banor i zonë, i cili ka denoncuar lidhur me ariun e ngecur.

Pas njoftimit të marrë prej tij në fshatin Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania), së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë