Një grup tifozësh ultras të Bazelit kanë krijuar probleme në stadiumin “Elbasan Arena” para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe skuadrës zvicerane, e vlefshme për turin e tytë të Ligës së Konferencës.
Tifozët zviceranë, të vendosur pas njërës prej portave, janë shoqëruar jashtë stadiumit nga forcat e policisë dhe në këtë moment ka pasur edhe përplasje fizike mes këtyre tifozëve dhe uniformave blu.
Ultrasit e Bazelit nisën të këndonin koret e tyre para ndeshjes dhe në atë moment ndërhynë policët, të cilët, pas disa minutash diskutim me ta, vepruan për t’i nxjerrë jashtë stadiumit. Një situatë vërtet kaotike në stadium, edhe pse tifozët miq ishin të paktë në numër.
Nga sa është mësuar, UEFA nuk lejon tifozët e organizuar në këto ndeshje, ndaj dhe policët kanë ndërhyrë për të shpërndarë ultrasit e Bazelit, por situata shkoi deri në përplasje fizike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje