Humbja e thellë 3-0 në ndeshjen e parë kishte prerë thuajse çdo shpresë të të kuqve për kualifikimin e mundshëm, aq më tepër përballë një ekipi ekspert në Europë si Bazeli. Zviceranët kanë fituar edhe në “Elbasan Arena”, me rezultatin 0-2.
Stoker në pjesën e parë dhe Artur në të dytën janë autorët e golave për skuadrën zvicerane, që e nisi ndeshjen me Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën titullarë. Trajneri Ilir Daja në anën tjetër aktivizoi titullar Rrapajn, pasi nuk kishte në dispozicion Herald Markun në mesfushë, si dhe Mustën në mbrojtje.
Në pjesën e dytë, pasi rezultati shkoi në 0-2 në favor të Bazelit, trajneri i Partizanit u dha mundësinë e aktivizimit edhe disa futbollistëve të rinj, si Kote, Celina, Sota dhe Selita.
Mbyllet këtu eventura europiane e Partizanit për këtë vit. Të kuqtë kaluan turin e parë, duke u kualifikuar ndaj moldavëve të Sfintul, por nuk patën fat në short, teksa ndaj Bazelit e kishin të pamundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje