Krahas debatit për plehrat, Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka një betejë të hapur lidhur me akuzat e kreut të PS-së së Fierit, Petro Koçi, se bota e krimit dhe drogës po përfiton tendera publikë në atë qark.
Subashi është parë i nervozuar kur është pyetur nga media, duke theksuar se akuzat e Koçit nuk ishin adresuar ndaj tij.
“Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu po abuzon, me dashje apo pa dashje. Të lutëm, këto diversione nuk bëhen me PS. Në asnjë moment, deputeti Koçi nuk bëri asnjë insinuatë për Bashkinë.
Ishin problem në parim. Nuk jemi kundër tyre, i mbështesim. Ku ka abuzime të trajtohen. Secili të mbajë përgjegjësitë e veta…
Nuk e di pse është përhapur, ju takon juve gazetarëve t’i zhbironi dhe hetoni. Kjo është e vërteta, çdo institucion është i hapur, për çdo procedurë, për çdo gjë që organet ligjzbatuese e shohin, patjetër s’ka asgjë të keqe‘’ tha Subashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje