Zjarret masive pyjore në qytetin bregdetar të Mesdheut të Turqisë, Antalia, kanë marrë të paktën tre jetë njerëzish. Sipas autoriteteve, 122 persona të tjerë janë prekur nga zjarret në qarkun Manavgat, ndërsa 58 persona po trajtohen në spitale. Shumë shtëpi, vende pune, hambare, tokë bujqësore, serra dhe automjete u dëmtuan për shkak të zjarrit.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi një tendë të kuzhinës fushore, pesë automjete hotelerike dhe njësi ushqyese me një kapacitet për 20.400 persona, bën të ditur Anadolly Agency.
“Zjarret në Manavgat të Antalyas janë nën kontroll, por ka një zjarr aktiv në qarkun Akseki i cili shpërtheu mbrëmë, u tha gazetarëve në Antalya ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli. Më herët, Pakdemirli tha se kishte 10 persona të bllokuar në digën Oymapinar ndërsa disa lagje janë evakuuar.
Ai tha se në përpjekjet për vënien nën kontroll të 10 zjarreve janë angazhuar gjithsej 1.832 pjesëtarë, tre aeroplanë, 29 helikopterë dhe 458 cisterna uji.
Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve ka angazhuar gjithashtu një helikopter pa pilot për shuarjen e zjarrit në Manavgat. Helikopteri pa pilot, i projektuar për të mbështetur pikën e kontrollit përmes kamerës termike dhe sensorëve të tij me rezolucion të lartë, mund të qëndrojë në ajër deri në tetë orë.
“Ne shpresojmë që zjarret si në Manavgat dhe në pjesë të ndryshme të Turqisë të vihen nën kontroll dhe të shuhen”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu gjatë inspektimit të situatës në terren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje