Një bombol gazi ka shpërthyer në një pikë karburant në hyrje të Ksamilit paraditen e të premtes. Policia thotë se ka mbetur i plagosur 28-vjeçari me iniciale F.I., i cili po kryente disa punë në pikën e karburantit.
Ai është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e menjëhershëm të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje