Sport

Medalja e artë e iranianit Foroughi bëhet çështje në Tokio, akuzohet si terrorist

Pistoleta, shënjestra, medalje ari dhe luftëra diplomatike. Suksesi i Javad Foroughit në pistoletë 10 metra është kthyer në një çështje në Tokio 2020. Iraniani 41-vjeçar bën pjesë në trupën e rojave të revolucionit islamik – të njohur ndryshe si “gardianët e revolucionit”, – dhe nga viti 2019 është përfshirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listën e grupeve terroriste.

“Si mund të fitojë një medalje ari një terrorist? Kjo është absurde dhe qesharake”, – ka thënë qitësi korean Jin Jong-oh. Ai ka dalë hapur kundër CIO-s, që ka lejuar Iranian in të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Kontestime për këtë çështje kanë ardhur edhe nga “United for Navid”, shoqata që lindi pas ekzekutimit të iranianit Navid Afkari, që u shpall fajtor sepse protestoi kundër regjimit. Kjo shoqatë i ka kërkuar kimisionit ekik të CIO-s të hapë menjëherë një hetim, sepse në të kundërt Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të shndërrohej në një “promovues të terrorismit dhe krimeve kundër njerëzimit”.

“Foroughi është një pjesëtar i hershëm i një organizate terroriste. Gardianët e revolucionit kanë një histori dhune dhe vrasjesh jo vetëm të personave dhe manifestuesve iranianë, por edhe të personave të pafajshëm në Siri, Irak dhe Liban”, – shkruhet në qëndrimin e shoqatës së përmendur më lart. Por CIO ka kërkuar nga aktivistët të tergojnë provat se Foroughi është pjesëtar i trupës së rojeve të revolucionit islamik. “Nëse kanë prova, ne jemi këtu”, – ka thënë zëdhënësi i komitetit olimpik, Mark Adams.

Foroughi, që në pod bëri përshëndetjen ushtarake, ka pohuar se ka qenë me shërbim në Siri si infermier në periudhën 2013-2015. Dhe në Siri, siç ai ka treguar, ka qëlluar për herë të parë me pistoletë në një sallë të spitalit ku punonte. Gazeta iraniane “Javan” ka shkruar se medalja e qartë e fituar prej tij ishte e papritur, pasi është fituar nga një infermier.

Foroughi është iraniani i dytë që rrëmben skenën në Lojërat Olimpike. Pak ditë më parë ishte Saeid Mollaei, që dy vjet më parë iku nga Irani, sepse u urdhërua që të humbte në një turne të Kupës së Botës për të evituar finalen kundër izraelitit Sagi Muki. Mollaei fitoi medaljen e argjendit të martën në finale e xhudos dhe me Mukin ka një miqësi të madhe. Të dy janë stërvitur bashkë dhe në Izrael kjo histori është bërë film.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë