Politike

Zjarri në Karaburun, deputeti i PS- Lelit: Merr helikopterë, se po i shuan flakët si para 100 vjetëve

Situata e krijuar në vatrën e Karaburunit ku  lartësia e zjarrit arriti deri në tre metra, e ku disa herë forcat zjarrfikëse kanë ndërprerë punën për shkak të pamundësisë, ka sjellë një reagim nga deputeti i zgjedhur i PS-së, Vlorë, Ilir Metaj, i cili është rreshtuar në listën e deputetëve të PS-së së këtij qarku të pakënaqur me punën e kryebashkiakut Dritan Leli.  

“Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrëfikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë ‘tu mësoni’ si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar ‘se u jeni afër’.

As të kujtoheni se zjarrëfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre.

Ata nuk kanë nevojë për qoka!

Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të pasur ‘armët’ e nevojshme në kohë lufte.

Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore.

Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa!

Jo qoka!”, shkruan Metaj në faqen e tij në Facebook

Ai sugjeron që për situatën e krijuar të merren helikopterë.

“Për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita ‘të suksesshme’ jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto).

Ose, nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit.

Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo.

Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë