Arrestohet me armë zjarri pa leje në lokalin e tij në Maminas, Rexhep Rapi 58 vjeç, i njohur si “Kep Rapi”. Policia kishte marrë informacion se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një person, i cili dispononte armë zjarri me vete.
Agjentët kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore, ku u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste të ndaluarit. Po ashtu, është proceduar penalisht një person tjetër për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe mjetin e blinduar me të cilën 58-vjeçari lëvizte. Arapi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një vrasje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje