Problem fizik apo mental? Prej ditësh bota e sportit kërkon të dijë se cili është motivi i vërtetë i tërheqjes nga garat e Olimpiadës të Simone Biles. Gjimnastja amerikane u ndal gjatë finales për skuadra të martën që shkoi, pasi dështoi në një ushtrim ajror.
Drejtuesit e gjimnastikës amerikane folën për një problem shëndetësor, trajneri i gjimnastes kampione për një problem mental. Vetë Biles u shpreh se po luftonte me demonët që ka në kokë dhe se duhej të kujdesej në radhë të parë për shëndetin e saj, pastaj për medaljet.

Gjatë “The Joe Rogan Experience Show”, drejtuesi i emisionit ka hedhur hipotezën e substancave të ndaluara. Ai ka sjellë në vëmendje faktin se gjatë Olimpiadës së Rio 2016 disa hakera hynë në sistemin e CIO-s dhe zbuluan se Biles kishte probleme me përqendrimin dhe hiperaktivitetin. Për këtë arsye, sportistja amerikane përdorte disa ilaçe të ndaluara nga rregullat antidoping dhe për të marrë pjesë në kompeticione ajo kishte marrë një autorizim të veçantë.
Në Japoni këto ilaçe janë të ndaluara edhe për qëllime mjekësore. M,und të jetë kjo arsyeja e vërtetë e tërheqjes së Biles? Koha do ta tregojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje