Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasi Pjetër Kola 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Dava Kola 62-vjeç, pasi në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.
Po ashtu është arrestuar shtetasi Nuhi Tahiri 44 vjeç pasi kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Dhuna në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje