Ka ndodhur

Zjarret përfshijnë Jugun, problematike situata në Vlorë dhe Karaburun

Zjarret dhe tymi kanë përfshirë jugun e vendit.
Mësohet se flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, por më problematike situata paraqitet në Tragjas dhe Karaburun, ku flakët janë riaktivizuar duke djegur sërish sipërfaqe të tëra.
Në Ksamil u rrezikuan edhe zonat e banuara mbrëmjen e së premtes, ndërsa situata u vu nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një tjetër vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Malin e Milesë.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme, ndërsa në Karaburun zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë.

Dy grupe punonjësish të zjarrfikëses së Vlorës janë nisur drejt vatrave të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit dhe në fshatin Tragjas për të shuar flakët. Punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.

Situatë problematike duket edhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier.

Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu, ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit. Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë.

Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë