Futboll

Reali mbulon me ar Mbape, 40 milionë euro për firmën dhe 25 milionë në sezon

Prej kohësh është e qartë se Real Madrid e ka seriozisht për Kilian Mbape dhe lajmet e fundit që vijnë nga Spanja e konfirmojnë këtë gjë. Sipas “Marca”-s, Florentino Perez është gati ta mbulojë me ar sulmuesin francez, nëse ai do shkojë në Madrid me parametra zero në 2022-shin: 40 milionë euro në momentin e firmës dhe 25 milionë neto në sezon rrogë.

Shifra astronomike, që tregojnë se sa madrilenët janë të predispozuar për të pasur në ekip sulmuesin. Kontrata e Mbape me PSG-në skadon pas më pak se një viti dhe duket qartë tashmë se nuk do të ketë rinovim mes palëve. Futbollisti ia ka bërë të ditur trajnerit Poketino se dëshiron të lërë PSG-në. Po ashtu, ua ka komunikuar vendimin edhe shokëve të skuadrës, edhe pse në Paris po formohet një grup i mbushur me yje.

Kilian Mbape. Gazeta Si, 31 korrik 2021

Në një intervistë të fundit, Mbape ka deklaruar se ëndrra e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në, duke lënë të nënktuptohet se do ta respektojë kontratën dhe do të tentojë trofeun e rëndësishëm edhe sezonin e ri, para se të përqafojë projektin e Real Madridit. Bisedimet kanë avancuar, përderisa po flitet me shifra konkrete. Pavarësisht zhgënjimit të sulmuesit në Europianin e fundit, Reali e do francezin me çdo kosto.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë