Sport

Edhe Izmir Smajlaj s’shkon dot në finale, larg rezultatit të tij më të mirë

Edhe Izmir Smajlaj, atleti shqiptar i kërcimit së gjati, nuk ka mundur të kualifikohet për në finale të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Sportisti shkodran zuri vendin e 9-të në grupin B, duke kërcyer 7.86 metra në provën e dytë. Kufiri për kalimin në finale ishte 8.15 metra.

Smajlaj nuk ka mundur të arrijë as rezultatin e vet më të mirë në Tokio. Kujtojmë që pak kohë më parë në Tiranë ai ka kërcyer 8.16 metra, duke vendosur rekord të ri kombëtar. Në renditjen e përgjithshme të garës së sotme, Smajlaj është renditur në vend të 18-të.

Kanë mbyllur garimin në Tokio 8 nga 9 sportistët e shqiptarë. Luiza Gega, atletja e garave të gjata do të garojë nesër në disiplinën e 3000 metrave me pengesa dhe ka si objektiv kualifikimin në finale. Rezultatti më i mirë i arritur nga sportistët tanë është vendi i 4-t i peshëngritësit Briken Calja. Medalja olimpike mbetet ende një ëndërr.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë