Sport

Asnjë shans për rivalet, Xhamajka bën tripletë në 100 metra dhe i afrohet rekordit

Dominimi i Xhamajkës në garat e shpejtësisë te femrat është absolut. Nuk ka asnjë shans për rivalet. Një tripletë përrallore në 100 metra, edhe pse me një kombinim që ndoshta para garës jo të gjithë e kishin parashikuar.

Ka fituar Elaine Thompson, me kohën 10”61, që është shumë rekordit unik të Florence Griffith Joyner në 1988-ën, me kohën 10”49, që dukej i paarritshëm deri pak më parë. Për herë të parë pas 33 vitesh, koha është shumë afër atij rekordi.

Shelly Ann Fraser Pryce e përfundoi garën në vend të dytë, me kohën 10”74, dhe nuk e përjetoi aspak mirë këtë fakt. Ishte ajo favorite, por në Olimpiada thyhen parashikimet. Asaj iu desh të vuante pak edhe për të mbrojtur medaljen e argjendit, duke parë rritjen e shpejtë të bashkombases Shericka Jackson, që u rendit e treta, me kohën 10”76.

Thompson, kur ndjen aromën e Olimpiadës, shpërthen. Në Rio fitoi në 100 dhe 200 metra. Me Xhamajkën nuk mund të rivalizojë askush. Në gjysmëfinale u dorëzua Asher Smith, anglezja që për një problem në pulpë do të mungojë në garën e 200 metrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë